News

kor112014

ASHR, fokus mbi parandalimin e problematikave të stinës së nxehtë

Më datë 9 Korrik redaksia e Doktor33 iu bashkua stafit të promocionit pranë ASHR (Autoriteti Shëndetësor Rajonal) në seminarin me temë  "Stina e nxehtë dhe problematikat e saj" e zhvilluar pranë Godinës së Trajtimit të Studentëve nr. 1. Në këtë seminar ku morën pjesë studentët e Fakulteteve të Universitetit Mjekësor u diskutua për problematikat sezonale.
Si çdo sezon veror zyra e promocionit informon publikun e gjërë mbi masat që duhen marrë mbi rreziqet ( ndonjëherë fatale) që kjo stinë e nxehtë sjell. Disa nga çështjet e paraqitura ishin: Çfarë duhet të ketë çanta e pushimeve; Këshillimi në lidhje me konsumimin e akulloreve; Goditja nga dielli etj. Gjithashtu u fol mbi udhrrëfyesit për kujdesin që duhet të kemi kur frekuentojmë pishinat, mbrojtja e fëmijëve gjatë muajve të nxehtë si dhe për vektorët insektoid, plasmidialë dhe virusalë që infektojnë njeriun dhe sjellin sëmundshmëri.
"Ne zgjodhëm ta nisim këtë fushatë sensibilizuese nga punonjësit e ardhshëm të sistemit shëndetësor pasi mosha e tyre e re dhe edukimi që ata po marrin i mundëson të jenë promotorët e kulturës së re shëndetësore në shoqërinë tonë", shprehet Dr. Vojsava Sulçe, shefe e promocionit pranë ASHR. Gjatë këtij seminari u shpërndanë dhe fletpalosje që ilustronin këshillat mbi temat në fjalë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>