News

shk62017

Këshilli i Ministrave miraton paketën e pajisjeve mjekësore të rimbursueshme

tags: AKBPM

Në mbledhjen e datës 3 shkurt qeveria miratoi paketën informuese mbi pajisjet mjekësore të rimbursueshme të financuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Lista e pajisjeve mjekësore hartohet nga një komision teknik i ngritur nga Këshilli Administrativ i FSDKSH.

Në anën tjetër, Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore i dërgon Ministrisë së Shëndetësisë listën e pajisjeve mjekësore të importuara dhe të prodhuara gjatë vitit, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i dërgon MSH çmimet e deklaruara nga importuesit dhe prodhuesit.

Për vitin 2017, AKBPM dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, do të dërgojnë brenda datës 28 shkurt në Ministrinë e Shëndetësisë informacionin për pajisjet mjekësore dhe më pas lista e pajisjeve mjekësore të rimbursuara do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave.


Lexoni këtu vendimin e plotë.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>