News

jan272021

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, është infektuar me coronavirus. Rezulton pozitiv 14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës Pfizer

Mjeku Pipero është rasti i parë në vendin tonë që infektohet me coronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës. Lajmi i infektimit të tij, sipas Balkanweb, është bërë i ditur këtë të martë.

Kujtojmë se mjeku Pëllumb Pipero ishte i treti që iu nënshtrua vaksinës Pfizer në Shqipëri. E para që mori vaksinën ishte shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo dhe më pas kryeministri Edi Rama. Pas tyre, vaksinimit iu nënshtruan mjekët Pëllumb Pipero dhe Tritano Kalo.

Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 vetë, mjekë dhe infermierë. Të gjithë të vaksinuarit pritet të marrin së shpejti dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>