Pediatri

maj42018

Hipertensioni te fëmijët. Ndryshojnë udhëzimet klinike për këtë grup në rrezik, deri më tani, të nënvlerësuar

Sot, një numër më i lartë fëmijësh se në të kaluarën rezulton me presion të lartë gjaku, duke vënë në qendër të vëmendjes këtë popullsi në rrezik, që është nënvlerësuar. Ky është rezultati i arritur duke vënë në përdorim udhëzimet e reja të praktikës klinike të Akademisë Amerikane të Pediatrisë për Presionin e Gjakut në vitin 2017.
"Udhëzimet e reja zëvendësojnë raportin IV (2004), formuluar nga Instituti për Zemrën, Mushkëritë dhe Gjakun. Në këto udhëzime janë bërë dy ndryshime të mëdha. I pari ishte përjashtimi i fëmijëve në mbipeshë ose të shëndoshë nga tabelat e përdorura për të përcaktuar tensionin normal, duke qenë se ata kanë tendencë të kenë tension më të lartë gjaku dhe rezultate më të këqija kardiovaskulare më vonë. Përveç kësaj, pragjet diagnostikuese janë shqyrtuar për t'u përshtatur më mirë me përcaktimet për të rriturit", thotë Atul Sharma, nga Universiteti i Manitobës, Kanada, autor kryesor i studimit.
Hulumtuesit përdorën të dyja grupet e udhëzimeve për të klasifikuar presionin e gjakut të 15,647 fëmijëve të shëndetshëm me rrezik të ulët, të moshave 5 deri në 18 vjeç dhe më pas i kanë përshtatur me fëmijët, presioni i gjakut te të cilët u riklasifikua normal.
Pas krahasimit të faktorëve të rrezikut antropometrik dhe të laboratorit, rezultatet specifike janë llogaritur për moshë dhe gjini, sipas peshës, rrethit të belit dhe indeksit të masës trupore. E pra, bazuar në udhëzimet e reja, mbizotërimi i tensionit të lartë është rritur nga 11.8% në 14.2%. Në përgjithësi, 905 nga 15.584 fëmijë (5.8%) kishin një diagnozë të re të hipertensionit (381 vetë) ose përkeqësim në fazën klinike (524 vetë), duke rezultuar në një rritje të barrës së sëmundjes për sistemin shëndetësor.
Fëmijët, tensioni i të cilëve u riklasifikua, kishin më shumë të ngjarë të ishin mbipeshë ose obezë, me rezultate më të larta për peshën, rrethin e belit dhe indeksin e masës trupore. Përveç kësaj, ata kishin gjithashtu një përhapje më të madhe të rezultateve anormale në testet laboratorike, me profile të pafavorshme të lipideve dhe rritje të hemoglobinës A1c.
Në një editorial shoqërues, Stephen Daniels, nga Universiteti Aurora, Kolorado, thotë se mjekët duhet të përdorin udhëzimet e reja në praktikën klinike, sepse shumë elemente i bëjnë ato më të lehta se më parë dhe përdorimi praktik do të sigurojë të dhëna të rëndësishme klinike.

 

JAMA Pediatrics 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.0223
https://dx.doi.org/10.1001/jamapediatrics.2018.0223

JAMA Pediatrics 2018. doi: 10.1001/jamapediatrics.2018.0375
https://dx.doi.org/10.1001/jamapediatrics.2018.0375


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>