Pediatri

qer182021

Infeksioni i veshit. Antibiotikët oralë përballë tubave timpanostomikë

Vendosja e tubave timpanostomikë në veshët e fëmijëve të vegjël për të ulur shkallën e infeksioneve të përsëritura të veshit gjatë dy viteve në vazhdim, nuk çon në përfitime afatgjata krahasuar me përdorimin e antibiotikëve oralë, për të trajtuar këto infeksione, sipas një studimi të kohëve të fundit. "Ne shpesh kemi rekomanduar tuba për të ulur shkallën e infeksioneve të veshit, por në studimin tonë, trajtimi episodik me antibiotikë ka funksionuar po aq mirë për shumicën e fëmijëve", tha Alejandro Hoberman, nga Spitali i Fëmijëve UPMC, autori kryesor i punimit të botuar në "New England Journal of Medicine". "Një arsye tjetër teorike për përdorimin e tubave është përdorimi i pikave në vesh në infeksionet pasuese, në vend të antibiotikëve oralë sistemikë, me shpresën për të parandaluar zhvillimin e rezistencës bakteriale, por në këtë studim nuk pamë rritje të rezistencës me përdorimin e antibiotikëve oralë. Pra, për shumicën e fëmijëve me infeksione të përsëritura të veshit, pse të përballeni me rreziqet, kostot dhe shqetësimet e operacionit?", vazhdoi autori.

Në studim, 250 fëmijë 6-35 muajsh me otit media akut të përsëritur dhe të vaksinuar me vaksinën e konjuguar pneumokoksike, u përzgjodhën në mënyrë rastësore për një menaxhim mjekësor, për të marrë antibiotikë oralë në kohën e infektimit, ose për vendosjen e tubave në mënyrë kirurgjikale dhe për të marrë antibiotik në formën e pikave. Kështu, për dy vjet, nuk u vërejtën dallime midis grupeve në shkallën ose ashpërsinë e infeksioneve dhe nuk u gjet asnjë provë e rezistencës antimikrobike në mostrat e fëmijëve në grupin e menaxhimit mjekësor, të cilët kishin marrë më shumë antibiotikë sesa grupi tjetër. Nuk kishte asnjë ndryshim në cilësinë e jetës së fëmijëve ose në efektin që kishte sëmundja e fëmijëve në cilësinë e jetës së prindërve. Për më tepër, shkalla e infeksioneve u ul me rritjen e moshës së fëmijëve në të dyja grupet.

Përkundrazi, vendosja e tubave vonoi zhvillimin e infeksionit të parë me dy muaj krahasuar me menaxhimin mjekësor. Për Hobermanin, i cili thekson se studimet e ishin bërë para se fëmijët të vaksinoheshin me vaksinën e konjuguar pneumokoksike, nga vendosja e tyre mund të përfitojnë ende disa fëmijë të cilët vazhdojnë të plotësojnë kriteret për infeksione të përsëritura.


N Engl J Med 2021. Doi: 10.1056/NEJMoa2027278
https://doi.org/10.1056/NEJMoa2027278 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>