Focus

nën152021

Çfarë dimë për variantet SARS-CoV-2

Çfarë është mutacioni i virusit?

Kur një virus replikohet ose bën kopje të vetvetes, ndonjëherë ndryshon lehtësisht. Këto ndryshime quhen "mutacione". Një virusi me një ose më shumë mutacione të reja, i referohemi si një "variant" i virusit origjinal.
Deri më tani, janë identifikuar qindra variante të këtij virusi në mbarë botën. OBSH-ja dhe rrjeti i saj ndërkombëtar i ekspertëve monitorojnë vazhdimisht modifikimet, në mënyrë që, nëse identifikohen mutacione të rëndësishme, OBSH-ja të njoftojë vendet mbi ndërhyrjet që duhen bërë për të parandaluar përhapjen e atij varianti.


Çfarë dimë për variantet më shqetësuese të virusit SARS-CoV2?

Në Itali, sipas të dhënave të Sistemit të Integruar të Mbikëqyrjes së varianteve të SARS-CoV-2, të përfshira në buletinin më të fundit të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, në periudhën 17 korrik-30 gusht 2021 mbizotëron varianti Delta, një shifër e pritshme dhe në përputhje me të dhënat evropiane.
Ja, cilat janë variantet që shqetësojnë më shumë ekspertët e OBSH-së dhe të ECDC-së (Varianti VO: variants of concern):

Varianti Alfa (varianti VOC 202012/01, i njohur gjithashtu si B.1.1.7) i identifikuar për herë të parë në Britaninë e Madhe.
Ky variant ka pasur transmetueshmëri më të madhe se variantet që qarkullonin më parë. Transmetueshmëria më e madhe e këtij varianti përkthehet në një numër më të madh absolut të infeksioneve, duke përcaktuar kështu edhe një shtim të numrit të rasteve të rënda.

Varianti Beta (Varianti 501Y.V2, i njohur gjithashtu si B.1.351) i identifikuar në Afrikën e Jugut.
Të dhënat paraprake tregojnë se, megjithëse nuk shfaq transmetueshmëri më të madhe, ky variant mund të nxisë një efekt të pjesshëm të "arratisjes imune" (immune escape) përballë disa antitrupave monoklonalë. Duke qenë se ky efekt mund të ndikojë potencialisht në efikasitetin e antitrupave të induktuar nga vaksina, ky variant monitorohet me kujdes.

Varianti Gama (Varianti P.1) me origjinë në Brazil
Studimet kanë treguar një shtim të mundshëm të transmetimit dhe rrezik të mundshëm për t'u riinfektuar. Nuk ka dëshmi për ashpërsi të shtuar të sëmundjes.

Varianti Delta (varianti VUI-21APR-01, i njohur gjithashtu si B.1.617) u zbulua për herë të parë në Indi.
Përfshin një numër mutacionesh, mes të cilave: E484Q, L452R dhe P681R,  ka 40 deri në 60% transmetueshmëri më të lartë se varianti Alfa dhe shoqërohet me një rrezik relativisht më të lartë të infeksionit te të pavaksinuarit ose pjesërisht të vaksinuarit.
Po zhvillohen hulumtime të thelluara, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, për të kuptuar më mirë ndikimin e mutacioneve në sjelljen e virusit dhe për t'u siguruar që po bëhen të gjitha ndërhyrjet e duhura në shëndetin publik.


A janë vaksinat efektive kundër varianteve të koronavirusit të ri?

Të dhënat e para konfirmojnë se të gjitha vaksinat e disponueshme aktualisht në Itali janë efektive kundër variantit Alfa të koronavirusit të ri (varianti VOC 202012/01, i njohur gjithashtu si B.1.1.7).
Ka dëshmi se ata që kanë marrë vetëm dozën e parë të një vaksine (e cila përfshin dhënien e dy dozave për të përfunduar ciklin e vaksinimit), janë më pak të mbrojtur nga infektimi me variantin Delta, krahasuar me variantet e tjera, pavarësisht llojit të vaksinës së administruar.
Përfundimi i ciklit të vaksinimit, nga ana tjetër, siguron mbrojtje kundër variantit Delta pothuajse të barasvlershme me atë të vërejtur kundër variantit Alfa.


Blerina Çizmja

Burimi:
Ministria italiane e Shëndetësisë


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Projektligje dhe Ligje
shkoni në download >>