Pediatri

gus302023

Butirati përmirëson obezitetin pediatrik, nëse i shtohet një diete të shëndetshme

Butirati, një acid yndyror me zinxhir të shkurtër që prodhohet nga flora bakteriale dhe luan rol jetësor në shëndetin e zorrëve, kur i shtohet një diete të shëndetshme, ndihmon në luftimin e obezitetit pediatrik duke lehtësuar rënien në peshë, duke reduktuar ndjenjën e urisë dhe duke përmirësuar metabolizmin e lipideve dhe glukozës.

Këto janë përfundimet e studimit BAPO (Butyrate Against Pediatric Obesity) të  publikuar në "JAMA Network Open" dhe të koordinuar nga Roberto Berni Canani nga Universiteti Federico II në Napoli. Në studimin klinik me përzgjedhje rastësore, të kontrolluar me placebo morën pjesë 54 fëmijë dhe adoleshentë obezë të moshës 5-17 vjeç, indeksi i masës trupore (IMT) i të cilëve ishte mbi përqindjen e 95-të për gjininë dhe moshën.

Pjesëmarrësit, të cilët të gjithë morën trajtim standard të obezitetit, u caktuan nëmënyrë rastësore për të marrë kapsula ditore butirat natriumi (20 mg/kg peshë trupore) ose placebo për 6 muaj.

Në fund të ndjekjes gjashtëmujore, në mesin e pacientëve në grupin e butiratit që përfunduan studimin, IMT-ja ishte ulur me një mesatare prej 10% krahasuar me 2.6% të vërejtur në grupin e placebos. Por jo vetëm kaq, plotësimi me butirati kishte gjithashtu efekte të dobishme në masat metabolike dhe ato dietike.

Në mënyrë të veçantë, u vu re një reduktim në vijën e belit prej 5,07 cm, në nivelin e insulinës prej 5,41 μg/mL, në përqendrimin e grelinës prej 47,89 μg/mL dhe në nivelin e interleukinës-6 prej 4,81 pg/mL, krahasuar me kontrollet.

"Këto të dhëna, të cilat duhet të konfirmohen nga studime të tjerë me përzgjedhje rastësore me ndjekje më të gjatë, mbështesin rëndësinë e metabolitit butirat që rrjedh nga mikrobioma intestinale (GM) si një faktor mbrojtës kundër obezitetit, duke theksuar rolin qendror të një diete të shëndetshme", përfundojnë autorët.

 

JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.44912
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.44912


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>